Drejtori sportiv i Lazios, Igri Tare ka reaguar pas transferimit të David Silvas te Real Sociedadi.
Tare ka thënë se më nuk do të ketë respekt për spanjollin, për të cilin vazhdimisht është raportuar se ka arritur marrëveshje me klubin italian.
“Mësova për transferimin e David Silvas. Nga sot do ta respektoj si futbollist, por jo edhe si njeri”, shkruan në reagimin e Tares në faqen zyrtare të Lazios.
Me deklaratën e shqiptarit është befasuar babai i lojtarit, i cili ka thënë se Silva nuk kishte arritur asnjë marrëveshje me Lazion.
Sipas tij, klubi nga Roma ka mundur të ketë kontratë me menaxherin, por jo me Silvan.
David Silva u largua nga Manchester City pas një dekade dhe ka nënshkruar për Sociedadin deri në vitin 2022.