Igli Tare kontaktohet nga United e PSG, mund të bëj pazar të madh.
Igli Tare është kontaktuar nga PSG e Manchester United për blerjen e Milinkovic-Savic. Raportohet se dy skuadrat e mëdha evropiane kanë bërë oferta për mesfushorin e Lazios.
Drejtori shqiptar i skuadrës italiane nuk do të pranojë oferta nën 90 milionë euro.
Por, PSG e Man Utd janë të gatshme të ofrojnë nga 60 deri në 70 milionë euro për mesfushorin serb.
Çmimi i lojtarit është vlerësuar 100 milionë euro, por që pandemia ka ndikuar që të ulet çmimi i tij dhe të gjithë futbollistëve të tjerë në treg.