Igli Tare shokon të gjithë, gjen zëvendesuesin e Savic

11:14 | 26 June 2019

Mesfushori i Lazios, Savic me shumë gjasë do të largohet nga “Olimpico”.

Turqia intrigon së tepërmi Lazion. Drejtori sportiv, Igli Tare duket se ka gjetur bashkëpunues të mirë në shtetin ballkanik, të cilët e informojnë për talentet më me prespektivë të futbollit turk.

Kështu, pas Elif Elmas, që për momentin mbetet i bllokuar nga Fenerbahce, Tare ka shfaqur interes për një tjetër mesfushor. Bëhet fjalë për Dorukhan Tokoz, mesfushorin me tipare mbrojtëse të Besiktas. Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, që shtojnë se bardhekaltërit kanë bërë edhe ofertën e parë në drejtim të tij.

Presidenti i Besiktas, Orman refuzoi se ka oferta për Tokoz, por mësohet se Lazio ka vendosur të ofrojë plot 7 milionë për 23 vjeçarin. Një ofertë tepër e vogël kjo, krahasuar me 12 milionë eurot e kërkuara nga Besiktas. Gjithsesi, ofensiva e Lazios sapo ka nisur dhe në ditët e ardhshme pritet të ketë zhvillime të tjera.

Tokoz shihet si pasuesi ideal i Sergei Milinkovic Savic, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Olimpico” në këtë merkato vere.

Komento: