IHMK-ja tregon se a do të ndryshojë moti në dy ditët e ardhshme

19:10 | 12 Korrik 2022

A do të ndryshojë moti në dy ditët e ardhshme? Njofton IHMK-ja.

Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftua se në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos të vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të freskëta me temperatura nën mesataren e korrikut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”.

Komento: