IHMK paralajmëron reshje e vërshime në ditë në vazhdim

17:35 | 08 Janar 2021

Besim Aliu nga Institui Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshje të shiut do të ketë edhe në ditët e ardhshmë të cilat do të zëvendësohehn më vonë me reshje bore.

Ai në një prononcim për emisionin “Frontal” në T7 tha se do të ketë vërshime nga reshjet.

“Reshje do të ketë edhe në ditët e ardhshme, sot gjatë natës do të ketë reshje shiu të cilat më v onë do të zavëndësohen me reshje bore”, tha Aliu.

Reshjet e sotme të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha duke bllokuar rrugë e madje në disa qytete edhe disa shtëpi janë evakuar.

Komento: