IHMK paralajmëron se erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër

15:15 | 05 Shkurt 2023

Erërat e forta parashihet të vazhdojnë deri nesër.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se erërat e fuqishme do të vazhdojnë edhe gjatë pasditës së sotme.

Sipas njoftimit erërat parashihen të dobësohen pasditen e ditës së neserme, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, në njoftimin e IHMK-së bëhet e ditur se parashihet që të ketë edhe reshje bore të intensitetit të dobët.

“Edhe sot pasdite parashihen erëra të fuqishme të cilat do t’i përfshijnë disa rajone, kryesisht veriun, verilindjen dhe perëndimin e vendit , por edhe pjesa qendrore gjithashtu do të përfshihet nga erërat e fuqishme të cilat do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s”.

“Parashihet edhe reshje bore të intensitetit të dobët , të cilat do të vazhdojnë edhe në pjesën e par të ditës së hënë, ku edhe erërat parashihen të dobësohen pasditen e ditës së neserme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: