IHMK thotë se nuk dërguan paralajmërim për vërshime

21:40 | 14 Gusht 2022

IHMK: Nuk dërguam paralajmërim për vërshime.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent paralajmëroi se mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje të zonave të caktuara në vend.

Këtë e tha në një njoftim të shtunën rreth orës 22 ku thuhet se kanë marrë rekomandime e paralajmërime të hershme nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Të ngritët vigjilenca, rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore , shërbimet reaguese emergjente si dhe të mobilizohen kapacitetet humane e teknike nga Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ato relevante në Kosovë” thuhej në njoftimin e Agjencisë.

Mirëpo gjatë së dielës Klani e pati të pamundur të kontaktojë me zyrtarë të AME-së rreth kësaj çështje për të mësuar më shumë detaje.

Ndërkohë nga IHMK bëjnë të ditur se reshjet që parashihen nga aparaturat e tyre në ditët e ardhshme nuk përbëjnë rrezik e bile janë të nevojshme.

“Kjo sasi e reshjeve e cila brenda 48 orëve e ka përfshirë tërë territorin e Republikës së Kosovës por jo vetëm, janë shumë të mirëseardhura të cilat jemi të bindur se edhe ditëve të ardhshme do të ketë por në intensitet dhe sasi më të vogël” tha Bashkim Kastrati, Hidrolog në IHMK.

Kastrati tregon se në rast të rrezikut të mundshëm për vërshime Instituti do të dilte me njoftim

Komento: