Ikja e të rinjëve nga Kosova po del shumë shqetësuese.
Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj për numrin e madh të të rinjve që po ikin nga Kosova.
Thotë se kjo qeveri ka premtuar shumë derisa nuk ka bërë asgjë.
‘Klientelizmi është bërë kancer në shoqërinë tonë”, tha Haziri.
Ai ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve qeveritarë rreth largimeve nga vendi të shumë të rinjve të cilët po kërkojnë punë jashtë Kosovës.
“Lypin fajtor te opozita, lypin fajtor te komunat, lypin fajtor te bashkësitë lokale, lypin fajtor te prindërit. Fajtori kujdestar i kësaj pune është te ata që janë në qeverisje”, tha Haziri në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.
“Është faktu ky ambient i keq ku njerëzit nuk kanë mundësi të barabarta dhe ku njerëzit nuk kanë shpresë’, theksoi ai.
Haziri ka ironizuar edhe me deklaratat e të parit të PDK’së Kadri Veseli, i cili fajësoi të gjithë klasën politike për largimin e qytetarëve.
“Tendenca e tij me pjestu përgjegjësinë jo vetëm tash por edhe në qeverisjen me LDK’në kur ka qenë, edhe kur ka qenë menaxhues i nëntokës politike në Kosovë është e njëjtë. Sepse krejt kanë faj veç ai s’ka faj. Krejt të tjerët janë përgjegjës për këto situata veç ai s’ka faj…”, tha Haziri.