Ikballe Hudutit i lajmërohen “klientë” për martesa të përkoshme ajo i publikon në Facebook

11:57 | 17 October 2022

Ikballe Berisha Huduti, teologe – është bërë virale nëpër rrjetet sociale së fundmi për shkak të deklaratave për martesat e përkohshme.

Martesat e përkohshme në doktrinën që Huduti e promovon, shiizmi i Islamit quhet “mutah” dhe ka një mori rregullash.

E këto rregulla Igballi ka vendosur t’ia ia transmetojë publikut kosovar, përmes vidoeve në You Tube, por edhe paraqiteve televizive.

“Unë burrit tim, i kam ispatë (dëshmitare), dy gra janë, njëra është doktoreshë në Gjakovë dhe një tjetër ekonomiste e ndarë me një fëmijë, pastaj pas ofertës time me e martu burrin tim me të dytën grua, kjo ekonomistja me një fëmijë kthehet te i njëjti burrë dhe ia bën edhe gjashtë fëmijë. Ndërsa unë si grua myslimane që e besoj Kuranin dhe e pasoj Ehli Bejtin, unë brengosem për çështjet e moralit në shoqëri”, kishte thënë Berisha-Huduti.

Kur Ikballe Berisha-Huditi, e përmend “Ehli Bejtin”, nënkupton orientimin e degës së saj të Islamit që Igballi e beson, shiizmin – në të cilën bazohet zyrtarisht juridiksioni i Republikës Islamike të Iranit – që tash është vërshuar nga protestat masive ku po kërkohet liri e veshjes.

Berisha-Huditi nuk ka nguruar që publikisht të mbrojë politikat zyrtare të Tehernait. Por thotë se e pranon shtetin laik të Kosovës.

Kjo pasi Igballe ka pranuar mesazhe të cilat i ka bërë vetë publike, ku njerëzit i kërkojnë që t’iu mundësojë “martesa të përkohshme”.

Igablle përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk është e autorizuar për këtë, thotë se ajo vetëm i tregon rregullat e këtij lloji të martesës.

“Të nderuar ndjekësit e mi nëpër rrjete sociale. Ju njoftojë se kjo është hera e fundit që po mbuloj identitetin tuaj . Por ju që jeni të interesuar dhe pyesni për Martesën e Përkohshme duke mos dhënë Emër Mbiemër e vend ku jetoni dhe jeni mynafik ( hipokritë ) këtë përgjigje e keni”, ka shkruar ajo.

E para kësaj Huduti eshtë marrë edhe me hoxhën e Prizrenit, Irfan Salihu, i cili në një ligjeratë vite më parë kishte kundërshtuar një martesë të tillë duke e cilësuar “niqah të kënaqësisë”.

“Të dashur miq kjo ligjerat e këtij hoxhe ne Prizren ka qen para disa viteve. Nga dita e zezë kur ka dal kjo deklarate nga ky hoxhë Irfan Salihu nga Prizreni, ne Komuniteti Musliman që pasojnë Ehli Bejtin shumica ne Prizren, sidomos gratë e vajzat kemi qenë shumë të turpëruar e të poshtruara ngase populli ordinar hoxhës i kanë besuar”, ka thënë ajo.

Nëpër xhamiat e Kosovës është ligjëruar kundër shiizmit të Iranit. Pra brenda Kosovës tashmë ka edhe debate për degëzimet për brenda fesë Islame.

E Kosova në nenin 8 të Kushtetutës identifikohet si shtet laik, ndërkaq neni 38 e garanton manifestimin e besimit fetar.

Mirëpo juridiksioni kosovar e ndalon rreptësisht gjuhën e urrejtjes.

Igballe Berisha-Huditi ishte arrestuar në vitin 2020, pasi doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të drejtuar atëherë prej Donald Trump.

Komento: