IKD kërkon nga Basha të jetë më i matur në deklarime publike “që cenojnë lirinë e mediave”

16:23 | 27 Qershor 2024
ikd-kerkon-nga-basha-te-jete-me-i-matur-ne-deklarime-publike-“qe-cenojne-lirine-e-mediave”

Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Lavdim Makshana, thotë se deklarimet e deputetit të pushtetit, Dimal Basha, paraqesin cenim të pavarësisë dhe lirisë së mediave.

Ai ka kërkuar që çdo zyrtar i lartë shtetëror të ketë parasysh në deklarime të tilla dhe të jenë “më të matur”.

“Çdo deklarim i cili ka për qëllim në njëfarë mënyrë të ndikojë në lirinë e mediave duhet të shihet si cenim i pavarësisë apo lirisë së mediave dhe për këtë arsye edhe çdo zyrtar i lartë duhet të ketë parasysh  që deklarimet e tilla të jenë më të matura në njëfarë mënyrë por edhe ligjet kur hartohen duket të hartohen në konsultime publike duke i përfshirë të gjithë akterët relevante tashmë duke i përfshirë edhe vetë mediat që të japin kontributin e tyre sa i përket konsultimeve publike në mënyrë që të mos dalë një ligj i keq e pastaj ta ketë fatin sikur e kanë pas fatin edhe ligje tjera që në fund të rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.

Makshana ka kërkuar që Projektligji për KPM-në të merren parasysh komentet e Zyrës së BE-së dhe ndërkombëtarëve.

“Nuk isha lëshu në deklarime apo në komentime personale se çfarë ka thënë zotëri Basha apo deputetët tjera. Për mua është e rëndësishme se ligji ka kaluar në disa filtra t’i ndjek të gjitha hapat në konsultime publike dhe të merren parasysh qoftë komentet e zyrës së BE-së qoftë komentet e partnerëve tanë ndërkombëtarë qoftë edhe komentet e shoqërisë civile edhe akterëve të tjerë të cilët preken nga ky ligj se a po mbrohen të drejtat e dikujt apo nuk po mbrohen nuk mendoj se është çështja e cila duhet të diskutohet për shkak se për neve është e rëndësishme të ndjeken të gjitha hapat e konsultimit publik dhe të merën parasysh komentet e partnerëve ndërkombëtarë por edhe të shoqërisë civile dhe të mos cenohet liria e mediave në asnjë mënyrë me ligjin që po tentohet të kalohet në kuvend”, ka thënë Makshana për EO.

Komento: