IKD njofton se KQZ ia refuzoi akreditimin: U bë arbitrarisht, krijon dyshime serioze për politizim dhe ndërhyrje në zgjedhje

18:56 | 12 Dhjetor 2025
IKD njofton se KQZ ia refuzoi akreditimin: U bë arbitrarisht, krijon dyshime serioze për politizim dhe ndërhyrje në zgjedhje

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka refuzuar akreditimin IKD’së për monitorimin e zgjedhjeve, vendim të cilin, ky institut e ka cilësuar si ‘’arbitrar’’. Në reagim thuhet se, vendimi për refuzimin e aplikimit të IKD-së nuk përmban arsyetim të qartë dhe të detajuar, duke e bërë të pamundur verifikimin e bazës ligjore të vendimit si dhe mungon e drejta e informimit lidhur me këshillën juridike për ta kundërshtuar këtë vendim.

Nga IKD thuhet edhe se, vendimi i Zyrës së KQZ-së e keqintepreton Ligjin për Zgjedhjet si dhe, sipas tyre,  shkel standardet ndërkombëtare.

‘’ Instituti i Kosovës për Drejtësi njofton publikun se do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat administrativë dhe ligjorë për të kundërshtuar një vendimmarrje të tillë, në mënyrë që të garantojë të drejtën e saj por edhe çdo organizate jo-qeveritare për të kontribuar në procesin zgjedhor dhe për të mbrojtur standardet demokratike në vend’’, thuhet në reagim.

Komento: