IKD shkon sot në Gjakovë, atje mbledh nënshkrimet për nismën legjislative për ndryshimin e Kodit Penal

08:55 | 28 Korrik 2026
ikd-shkon-sot-ne-gjakove,-atje-mbledh-nenshkrimet-per-nismen-legjislative-per-ndryshimin-e-kodit-penal

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) sot (e martë) do të zhvillojë aktivitet në Gjakovë për informimin e qytetarëve dhe mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00- 15:00 në Çarshinë e Madhe në Gjakovë.

Gjatë aktivitetit, qytetarët do të kenë mundësi të informohen për përmbajtjen e nismës dhe të japin mbështetjen e tyre përmes nënshkrimit.

Nisma legjislative propozon: sanksionimin penal të moszbatimit të qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese; dhe sanksionimin penal të përdorimit të parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

IKD fton qytetarët ta përcjellin këtë aktivitet dhe të informohen për këtë nismë qytetare.

Ndryshe, më 23 dhe 27 korrik, IKD zhvilloi aktivitetin në qendër të Prishtinës.

Komento: