Ikën mbrëmë nga Qendra Korrektuese në Lipjan, ja ҫfarë ndodhi sonte me këta dy të mitur

20:51 | 24 Mars 2020

Mbrëmë dy të mitur ikën nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se dy të miturit e ikur mbrëmë nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë prangosur sot gjatë ditës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, të miturit me masë edukative, A. R dhe B. T, të cilët mbrëmë ishin larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur), janë prangosur nga policia”, thuhet në kumtesë.

“A. R , kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj për veprën penale; vjedhje e rëndë, ndërsa B.T, kishte të shqiptuar masën edukative një vit për veprën penale; lëndim i lehtë trupor”.

Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në QEKL për të vazhduar masën edukative.

Komento: