Casillas e uron Courtois: Është larg më i miri në botë.
Iker Casillas beson se Thibaut Courtois e ka fituar me shumë meritë çmimin për portierin më të mirë.
Courtois është shpallur portieri i vitit dhe ka marrë ‘Yashine Trophy’ në mbrëmjen gala të organizuar nga ‘France Football’.
Pasi belgut iu nda çmimi, një reagim erdhi nga Iker Casillas, i cili dha urimet e tij.
“Jam i lumtur për Thibaut Courtois. Është larg portieri më i mirë në botë”, ka shkruar Casillas, përcjell lajmi.net.
“Për çfarë s’jam i lumtur është se ata nuk e vendosën atë në podium për Topin e Artë. Akoma s’e kuptoj në çfarë bazohet ky çmim”, shtoi spanjolli.
Ikona spanjolle ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pasi bëri një postim ku deklaroi se është homoseksual, por atë postim e fshiu menjëherë, e më vonë kërkoi falje, me arsyetimin se llogaria e tij ishte hakuar.