Ikja e hershme e Bryant, Cristiano Ronaldo vjen me mesazh prekës

09:01 | 27 Janar 2020

Sporti, është tronditur nga ikja e hershme e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Ai, gjeti vdekjen nga rrëzimi i helikopterit të tij, ku në të ishte edhe vajza e tij 13 vjeçare, përcjell ORAinfo.

Vdekja e tij, solli pikëllim te figurat e mëdha sportive, ku kanë reaguar me mesazhe përkrahëse për familjen e tij.

Njëri ndër ta ishte edhe Cristiano Ronaldo.
“Shumë i trishtuar kur dëgjoi një lajm tronditës për vdekjen e Kobe dhe vajzës së tij Gianna. Kobe ishte një legjendë dhe frymëzim i vërtetë për kaq shumë njerizë. Shprehi ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e tij dhe familjet e të gjithë atyre që humbën jetën në atë përplasje. Pusho i qetë Legjendë”, ka shkruar ylli portugez./ORAinfo/

Komento: