
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka shpallur rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë për vitin 2024, duke hequr çdo dyshim për numrin e saktë të banorëve rezidentë në Republikën e Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, Kosova ka 1 milionë e 602 mijë e 515 banorë rezidentë, një shifër që ofron një pasqyrë të qartë të strukturës demografike të vendit.
Në bazë të këtyre të dhënave, mund të kolaudohet se në vitin e fundit të mandatit të Qeverisë Kurti 2, Kosova ka regjistruar një rënie prej 195 mijë e 673 banorësh krahasuar me vitin 2020, kur Albin Kurti dhe Vetëvendosje morën për herë të parë udhëheqjen e qeverisë.
Por, ndryshe kishte thënë e kërkuar kryeministri i vendit Albin Kurti, para se të bëhej udhëheqës i Qeverisë. Kurti, kishte premtuar se do ta kthente ‘’trurin’’ e diasporës në Kosovës, por e kundërta ndodhi, rreth 200 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova, pikërisht gjatë mandatit të tij qeverisës.
“Do të filloj ta kthej trurin që ka ikur nga vendi ynë. Do t’i kthej në Kosovë njerëzit tanë që janë edukuar në universitetet më të mira në botë dhe që janë të uritur të punojnë në vendin e tyre”. thoshte Kurti.
Më interesant bëhet fakti, se përkundër numrit më të vogël të banorëve në Kosovë, Kurti po kërkon numër me të madh të votave në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt, dhe shifra që Kurti dhe partia e tij kërkojnë, janë hiq më pak se 500 mijë vota.
Sociologu Selishta: Rrezik për të jetuar në Kosovë, vendi mund të mbetët pa banorë, VV ia shpalli katër herë vendin e punës një mësimdhënësi
Sociologu Bekim Selishta, për FrontOnline ka ngritur shqetësimin për pasojat e shpejta të plakjes së popullsisë dhe rënies së natalitetit në Kosovë, duke theksuar se vendi është në rrezik të mbetet pa banorë.
‘’Unë e kam shqetësimin tjetër, se këta që ikin mundën edhe me u kthy, shqetësimi është se për pesë vite apo 5% është ngritë marzha e plakjes, sepse plakja po shkon në hapa shumë të shpejtë, paramendo për 30 vite, mosha mesatare shkon në 55 vite, dhe njëjtën kohë nataliteti është shumë i vogël. Ky është rrezik shumë i madh që ne me mbetë pa banorë.’’ tha Selishta.
Selishta ka kritikuar gjithashtu liderët politikë, duke theksuar se premtimet e tyre gjatë periudhave zgjedhore shpesh janë të pambajtura dhe se nuk duhet t’u besohet gjithçka që thonë.
‘’Ne jemi në proces zgjedhor, në zgjedhje politike dhe çka do që thonë nuk duhet me i marr parasysh. Jo të gjithë liderët janë të sinqertë me premtime.’’ tha ai.
Ai ka sjellë një shembull shqetësues të qeverisjes së Vetëvendosjes, ku një mësimdhënës është shpallur disa herë për një vend pune brenda një viti shkollor, duke e konsideruar këtë një pasqyrë të amullisë institucionale. Sipas tij, kjo situatë tregon se sa rrezikshme është të jetosh në Kosovë.
‘’Për mua ka qenë shumë shqetësuese kur e kam dëgjuar këtë fjali se familjarët në Kosovë nuk ke nevojë me i marr në Zvicër, por le ta thirin kryeministrin, ia sigurojmë një vend pune. Një mësimdhënësi në qeverisjet e VV-së, katër herë ja kanë shpallë vendin e punës, brenda një viti shkollor. Kjo është amulli instititucionale.’’ shprehet ai.
Për Selishtën, kjo paraqet rrezik për të jetuar në Kosovë.
‘’Kjo tregon sa rrezik është me jetu në këtë vend.’’ potencoi ai.
Shatri: Ata që kanë tru nuk e votojnë Kurtin, ai po kërkon vota nga ata që s’kanë tru
Njohësi i ekonomisë, Haki Shatri, për FrontOnline, ka folur lidhur me situatën politike dhe demografike në Kosovë.
Ai ka theksuar se Kryeministri Albin Kurti ka filluar të kuptojë se ata që kanë njohuri dhe formim intelektual nuk po e mbështesin më, dhe për këtë arsye ka kërkuar vota nga ata që, sipas tij, nuk kanë “tru”.
‘’Ma vonë Kurti e ka kuptuar se ata që kanë tru, nuk e votojnë atë më. Edhe i ka përzenë ata me trurë dhe po kërkon vota nga këta që s’kanë tru.’’ tha ai për FrontOnline.
Sipas Shatrit, krahasuar me vitin 2011, aktualisht Kosova ka 350 mijë qytetarë më pak, një rënie që tregon për pasigurinë dhe sfidat demografike të vendit.
‘’200 mijë më pak, në fakt krahasim me 2011, janë 350 mijë qytetarë më pak në Kosovë.’’