Tetë raste të reja me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të reja me COVID-19.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nëntë pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 52.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë tre pacientë të hospitalizuar.