IKSHPK: 19-vjeçarja që priste të transplantonte veshkën, vdiq nga Coronavirusi

15:28 | 04 Janar 2021

Sipas raportit të fundit të IKSHPK-sëm 19-vjeçarja nga Mitrovica vdiq nga koronavirusi.

19 vjeçarja Nazlije Sherifi nga Mitrovica e cila vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për të cilën u mblodhën mjete të shumta për shërimin e saj konfirmohet se ka vdekur nga Covid-19.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik e ka konfirmuar vdekjen e një 19 vjeçareje.

Nazlie Sherifi është varrosur sot në Mitrovicë. Asaj i duhej transplanti i veshkës, të cilën vendosi të ja dhurojë i riu nga Deçani, Valmir Aliçkaj.

Por dita ditës gjendja e saj shëndetësore veçse u keqësua. Kësisoj e njëjta nuk arriti t’u bëjë ballë problemeve shëndetësore.

Komento: