IKSHPK apelon për vaksinim të fëmijëve pas rasteve të shfaqura të fruthit

14:08 | 04 Mars 2025
ikshpk-apelon-per-vaksinim-te-femijeve-pas-rasteve-te-shfaqura-te-fruthit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik apelon për vaksinimin e fëmijëve me vaksinat MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës).

Thirrja vie si masë e rëndësishme për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve

Gjatë periudhës janar-mars 2025, janë regjistruar disa raste sporadike me fruth, ndaj IKSHPK vlerëson se është shumë e rëndësishme që çdo fëmijë të jetë i vaksinuar për të parandaluar shpërthime të mundshme të këtyre sëmundjeve.

 

Komento: