IKSHPK, thirrje qytetarëve: Vaksinohuni dhe respektoni masat antiCOVID-19, situata epidemiologjike mund të përkeqësohet
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të marrin vaksinën antiCOVID-19, pasi mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike në vend.
IKSHPK u bën thirrje qytetarëve po ashtu të respektojnë masat antiCOVID, si bartjen e maskave, ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e higjienës.
Lexoni të plotë thirrjen e IKSHPK-së:
Të dashur qytetarë!
Vaksinohuni!
Mos lejoni rrezikimin e shëndetit tuaj nga pakujdesia e disave!
Kudo që hasni persona që nuk janë vaksinuar, i këshilloni të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre!
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Virusi është kudo! virusi vr.et!
Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!
Vaksinohuni!
Mos e nënvlerësoni virusin! maskat! distanca! higjiena!
Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike, rritë rastet e sëmundjes, rritë rastet e vdekjes, mbingarkon institucionet shëndetësore!
Mos lejoni që nga pakujdesia e disave, të pësojnë të tjerët!
Ne po punojmë për ju pa ndërprerë, andaj na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!
Ne ju treguam qe 18 muaj se mund ta mbajmë nën kontroll covid-19 së bashku!
Vaksinohuni!
Mbani maska-shpëtoni jetë! së bashku kursejmë jetë!
Është në dorën e secilit të kontribuojë në këtë situatë të rënduar dhe të bindni së paku një person të vaksinohet dhe t’i përmbahet rekomandimeve të institutit kombëtar!
Andaj ju lutemi: për hir të shëndetit tuaj- vaksinohuni.