IKSHPK-ja me reagim ndaj qytetares në Facebook: Vendosni maskat, pastaj kritikoni

23:08 | 19 Gusht 2020

“Vendosni maskat, pastaj kritikoni”, IKSHPK’ja i reagon qytetares në Facebook.

Një qytetare ka kritikuar punën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Ka më shumë raste të të infektuarve ku as testet nuk bëhen, ku janë rastet në familje, rastet e kontakteve, këtu kurrëkush nuk i shikon”, ka kritikuar qytetarja.

Ndërsa këtë kritikë nuk e ka mirëpritur IKSHPK-ja.

“Ju lutem vendosni maskat së pari e pastaj kritikoni!”, ishte përgjigja e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Komento: