Pas vërshimeve, IKShPK-ja njofton se në cilat qytete nuk përmbushen standardet për ujë të pijshëm.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se si rezultat i vërshimeve në disa rajone uji i pijes nuk është brenda standardeve të parapara.
IKSHPK ka rekomanduar konsumatorët e zonave që janë të cekura më poshtë, që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë.
Postimi i plotë i IKSHPK’së:
Situata aktuale me ujë të pijes në vendbanimet e vërshuara
️Aktualisht, si rezultat i reshjeve të shtuara ditëve të fundit, prurjeve të mëdha nga zonat fushore dhe shkarkim i i ujërave drenuese, në shumicën e resurse ujore si pasojë është vërejtur ngritje e vlerave të turbullirës.
Vlera të shtuara të turbullirës, më shumë se 100 NT, janë regjistruar në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat:
KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.
KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabirka në Shipolit- Mitrovice dhe fabrika në Balice- Vushtrrisë
KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini I Bardhe –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik
KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë.
KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik
Ne mostrat e grumbulluara deri sot nga rajonet me të rreshura të shtuara, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara.
Mostrat per ekzaminim bakteriologjik deri me sot rezultojnë brenda standardeve te parapara.
Uji në rrjetet shpërndarëse nga këto sisteme për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë.
Rekomandohen konsumatoret qe uji para perdorimit te vlohet si mase e sigurise bakteriologjike e zbatueshme ne situata me turbullire te shtuar ne resurse
Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt.
Jemi në kontakt dhe bashkëveprim të vazhdueshëm me personelin përgjegjës në KRU-të deri në stabilizimin e plotë të gjendjes.