IKShPK: Mbi 50 raste të reja në ditë me COVID-19, virusi pikun po e mbërrin dy herë në vit

18:10 | 23 Gusht 2024
ikshpk:-mbi-50-raste-te-reja-ne-dite-me-covid-19,-virusi-pikun-po-e-mberrin-dy-here-ne-vit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se vërehet që nga fillimi i muajit gusht të këtij viti, vërehet ngritje e numrit të rasteve të raportuara me COVID-19.

Ky institut, në një përgjigje për Klankosova.tv ka bërë të ditur se në javët e fundit, janë raportuar mesatarisht 54 raste në ditë.

“Krahasuar me periudhën e e njëjtë të vitit të kaluar si dhe muajit paraprak, nga fillimi i muajit gusht 2024, vërehet ngritje e numrit të rasteve të raportuara me COVID-19, veçanërisht në javën e fundit, me mesatare prej 54 rasteve pozitive të raportuara në baza ditore”, thuhet në përgjigjen e IKShPK-së.

Duke iu referuar të dhënave në nivel global, IKShPK-ja për Klankosova.tv tha se COVID-19 duket se po vendoset në një model të arritjes së pikut dy herë në vit.

“Një në dimër dhe një në verë, dhe ndryshe nga gripi, i cili ka një valë në dimër dhe pothuajse asnjë rast më pas, infeksionet e COVID-19 mund të rriten ndërmjet valëve”, thuhet tutje në përgjigje.

Komento: