IKSHPK: Në Kosovë nuk ka koronavirus

14:20 | 24 Shkurt 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për një paciente të dyshimtë në sëmundjen Koronavirus COCID-19.

Pacientja ka pasur ethe, djegje të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndieshëm.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin ARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në njoftimin IKSHP-së.

Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV; Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë.

“Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.

Ka kompletuar Planin e Gadishmërisë për Koronavirus dhe Planin e Kontingjencës duke iu përmbajtur strikt rekomandimeve të OBSH;

Janë shpërndarë materialet dhe dokumentet, posteret e shtypur nga Instituti Kombëtar me kohë janë shpërndarë në Institucionet shëndetësore, Shkolla, Aeroport, hyrje/daljet tokësore, Institucionet e burgjeve. Komunikimi me media dhe rrjetet sociale është në vazhdimësi për të ruajtur panikun e mundshëm.

Është bërë ngritja e nivelit të vigjilencës dhe gatishmërisë për veprim në situatën e krijuar 24 orë në ANP”Adem Jashari” dhe në hyrje daljet e Kosovës me ekipe mjekësor. Të gjitha institucionet shëndetësore janë të përgatitura për përballje me shfaqjen e sëmundjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /ORAinfo/

Komento: