IKSHPK pajiset edhe me dy aparatura për teste PCR

22:23 | 08 Tetor 2020

IKSHP-së i shtohen edhe dy aparatura për teste PCR.

Respiratorët konsiderohen si shpëtimtare për pacientët, mushkëritë e të cilëve kanë vështirësi të funksionojnë edhe përkundër përkundër marrjes se oksigjenit.

15 respiratorë të tillë të enjten i erdhën dhuratë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nga shteti i Gjermanisë.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, me rastin e dhurimit të donacionit që arrin në vlerë prej 436 mijë euro, kërkoi nga kosovarët që të jenë të kujdesshëm sa I përket virusit.

Donacionet e këtilla nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë sipas ministrit të shëndetësisë Armend Zemaj, ngrisin kapacitetet testuese.

Zemaj bëri të ditur se Organizata Botërore e Shëndetësisë. Të enjten i dhuroi Institutit Kombëtar të shëndetit publik dy aparatura për kryerjen e testeve PCR për Covid 19 , cka edhe trefishon kapacitetin e testimeve nga koronavirusi.

Komento: