IKSHPK rekomandon që të vlohet uji para se të pihet

16:23 | 20 January 2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka rekomanduar një pjesë të qytetarëve të Kosovës që të vlojnë ujin para përdorimit.

Sipas IKSHPK-së, uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet.

“Rekomandohen konsumatorët që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse”, thuhet në njoftim.

IKSHP-ja ka bërë të ditur se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat: KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas. KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovicë dhe fabrika në Balice- Vushtrrisë. KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini I Bardhe –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik. KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë. KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik.

Komento: