IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni tash që të mos merren masa rigoroze në vjeshtë

12:17 | 06 August 2021

Më shumë se dy muaj kanë kaluar nga fillimi i vaksinimit të qytetarëve të Kosovës.

Tash kur Kosova po rrezikohet nga varianti i ri i virusit Delta, Instituti Kombëtar i Shëndetësis Publike të Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të kalohet më lehtë lehtë vala e re, shkruan lajmi.net.

“Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse po frikësohen nga efektet anësore të cilat më tani kanë qenë minimale në Kosovë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

IKSHPK ka bërë thirrje që vaksinimi të ndodhë tash që të mos merren masa më rigoroze në vjeshtë.

Deri më sot në Kosovë janë vaksinuar 164.290 qytetarë me dozën e dytë të vaksinës.

Thirrja e plotë:

Komento: