Në Kosovë 12 raste me COVID-19, IKSHPK thotë se pandemia ende s’ka mbaruar – bën thirrje për kujdes të shtuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur që në Kosovë janë 12 raste me COVID-19.
Po ashtu sipas njoftimit të fundit të tyre bëhet e ditur se numri i të shëruarve është tre persona, ndërsa teste të kryera në 24 orët e fundit janë 65.
Gjithashtu IKShPK-ja, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes kujdes të shtuar pasi pandemia me COVID-19 ende nuk ka mbaruar.
Sipas IKShPK-së përmes një njoftimi bëhet e ditur se në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19.
IKSHPK bën të ditur se Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.
Po ashti siç bëhet e ditur në njoftim, me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen.
“MSh dhe IKShPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKShPK-së.
Ndërkaq, në Kosovë ka ende raste me COVID-19, ndërsa në Kinë përhapja e këtij virusi ka evoluar me të madhe.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se zyrtarët kinezë duhet të ndajnë më shumë informacione në kohë reale rreth infeksioneve me COVID-19.
Siç thonë ata, shumë nga kufizimet e rrepta të vendosura shkaku i coronavirusit, autoritetet kineze i kanë hequr gjatë javëve të fundit, por rastet janë rritur dhe disa vende tani po kontrollojnë udhëtarët nga Kina.
Zyrtarët e OBSH-së thonë se duan të shohin më shumë të dhëna për shtrimet në spital, pranimet në njësinë e kujdesit intensiv dhe vdekjet.
Ajo gjithashtu kërkon shifra për numrin e personave të vaksinuar, raporton bbc..
Shtetet e Bashkuara, Spanja, Franca, Koreja e Jugut, India, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Tajvani kanë vendosur të kërkojnë teste negative për udhëtarët e ardhur prej Kinës, pasi kanë frikë nga një përhapje e virusit.
Ndryshe, Kina ka qenë epiqendra e fillimit të pandemisë së coronavirusit, i cili u shpërnda në të gjithë botën.