IKSHPK: Udhëtarët e ardhur nga Italia s’kanë shenja të koronavirusit

21:34 | 01 Mars 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës jep informata për udhëtarët e ardhur nga Italia.

Me anë të një njoftimi, IKSHPK’ja bën të ditur se sot në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” janë kontrolluar të gjithë personat e ardhur nga Verona e Italisë, tek të cilët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes.

“Nga data 08.02 deri me 01.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 33 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative”.

“Nga data 01.02.2020 deri me 01.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 1.223 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 322 udhëtarë, Vërmicë 367, Merdare 461, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 37, Kullë 7 dhe Qafë Morinë 7 udhëtarë”.

“Me datë 01.03.2020, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF- Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sonte nga Verona e Italisë, sipas protokolleve të OBSH-së dhe ECDC dhe te asnjeri nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes.

Të gjithë udhëtarët janë rekomanduar:

1. Të qëndrojnë në shtëpitë e veta:

2. Të evitojnë kontaktet e afërta me persona;

3. Të evitojnë përshëndetjen me shtrëngimin e duarve;

4. Të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve;

5. Në rast të shfaqjes së temperaturës, kollitjes apo vështirësive në frymëmarrje duhet të paraqiten te mjeku i familjes me historikun e udhëtimit”, thuhet në këtë njoftim.

Komento: