Për nxënësen 15-vjeçare, Gentijana Mustafa nga Prizreni, tash e një javë familja e saj nuk dinë asgjë për vendodhjen e saj, ndërkohë Policia e Kosovës po e kërkon atë.
Mustafa të premten e kaluar ishte nisur për në shkollë por s’u kthye më në shtëpi.
Por sipas burimeve të IndeksOnline Gentijana Mustafa gjendet në komunën e Podujevës, duke bashkëjetuar me të dashurin e saj.
“Herën e fundit e kam parë dje, 15 vjeçarja gjendet në Podujevë në lagjen e Kuvajtit, është një market e pas tij është një shtëpi shumë e vjetër ku po jetojnë të dytë bashkë me qera, pasi atë djalin familja e tij e ka dëbuar nga shtëpia. Ai është rreth 25 vjet”, tha burimi për IndeksOnline.
Ndërsa, portali ka kontaktuar edhe me nënën e Gentianës, Mirditën e cila tha se nuk ka ende ndonjë informacion të ri.
“Rasti në polici po vazhdon të jetë i hapur, qe një javë nuk di asgjë për vajzën time, po presim”, tha ajo.