Ilgi Tare flet për futbollin italian: Do të ishte një katastrofë nëse futbolli nuk rifillon

12:00 | 14 May 2020

Për Taren, do të ishte një katastrofë nëse futbolli nuk rifillon.

Për Igli Taren, mos rikthimi i futbollit do të ishte një katastrofë e madhe për Italinë.

Për ish sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, duket se qeveria italiane nuk dëshiron të ndihmojë në këtë drejtim.

Të mërkurën është arritur marrëveshje për protokollin, dhe nga e hëna ekipet do të stërviten në grupe, ndërsa 13 qershori është paraparë si datë për rifillimin e sezonit.

“Ne do të tentojmë të fitojmë titullin nëse rikthehet Serie A, nëse jo, atëherë do të tentojmë sërish vitin e tjetër”, ka deklaruar Tare për “La Repubblica”, përcjell lajmi.net.

“Ata që thonë se nuk mund të përfundojmë kampionatin vetëm për interesa personale, ata nuk kanë kuptuar gjë”.

“Futbolli i siguron jetesën 370 mijë njerëzve, nëse ndalet, do të jetë rënia për shumë dhe Italia do të humbasë një pjesë të historisë së saj. Do të jetë katastrofë sociale. Ndalimi nënkupton, gati sigurt, se nuk mund të rikthehemi edhe në shtator”.

“Shumë muaj pa aktivitet do të jenë të papërballueshme. Ata që na kanë zili dhe mendojnë se futbolli është vetëm Serie A e kanë shumë gabim, pasi mijëra njerëz dhe familje punojnë këtu. Ne duhet t’i mbrojmë ata”.

Komento: