Ilir Daja me këmbë në tokë pavarësisht fitores bindëse të Ballkanit ndaj Larne

09:32 | 26 Korrik 2023

Daja me këmbë në tokë pavarësisht fitores bindëse të Ballkanit ndaj Larne.

Ballkani ka fituar 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Larnes në kuadër të Ligës së Konferencës.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka thënë se ata do ta respektojnë kundërshtarin edhe në ndeshjen e kthimit.

“Është ekip me karakteristika të veçanta. Nuk duhej të binim në lojën e kundërshtarit. Kemi poseduar mirë topin”, ka thënë fillimisht trajneri i Ballkanit.

“Kemi pasur ritmin e duhur deri kah minuta e 70-të, 80-të. Kemi pasur vetëm katër ditë për ta përgatitur ndeshjen. Ky ritëm i shpeshtë do ta ketë ndikimin e vet”.

“Një paraqitje të mirë bëri Kryeziu. Kemi luftuar si grup dhe kemi bërë hap të mirë në këtë ndeshje të parë”.

“Por, sfida zgjatë 180 minuta. Nuk do ta nënvlerësojmë kundërshtarin në Irlandë, por duhet ta kapim edhe më mirë ritmin”.

“Rezultati 3:0 është i mirë. Është ekip që pëson pak gola. Është ekip i disiplinuar në fazën e mbrojtjes. Të shënosh një ekipi që mbrohet me 11 lojtarë në fushën e vet, nuk është e lehtë”, ka shtuar më tej Daja.

Nëse skuadra kosovare e kalon Larne në ndeshjet e dytë që zhvillohet pas një jave, atëherë në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës do të takohet me Lincoln Red Imps.

Komento: