Ilir Deda u largua nga Alternativa, Kusari-Lila tregon arsyen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ilir Deda u largua nga Alternativa, Kusari-Lila tregon arsyen

18:39 | 04 Shtator 2019

Mimoza Kusari-Lila tregon arsyen pse Deda është larguar nga Alternativa.

Ilir Deda ka disa muaj që ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga Alternativa e Mimoza Kusarit-Lilës.

Kjo e fundit ka treguar për arsyet që çuan në largimin e Dedës nga partia e saj.

“Mosmarrëveshjet kanë filluar më herët, atëherë kur bisedohej për ekipin negociator dhe Ligjin për Dialog. Ne kemi qenë kundër Ligjit, ndërsa Deda e ka votuar atë Ligj, i cili më pas është shpallur anti-kushtetuese”, ka treguar ajo në Klan Kosova.

“Ka qenë shumë i pakënaqur me vendimin e partisë, pastaj në njërën nga mbledhjet e Kryesisë ka treguar se për Vetëvendosjen ka vija të kuqe. Kur e kam thirr mbledhjen e fundit, para rreth katër muajsh, Ilir Deda e ka dorëzuar edhe letrën e dorëheqjes”.

Komento: