Reagime të ashpëra kanë ardhur nga partia e Alternativës, pas veprimit të Ilir Dedës, atij që votoi buxhetin dhe dalogun.
Deputetja e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila ka shkruar përmes Facebook’ut në një sqarim publik se Alternativa nuk e ka mbështetur draft buxhetin e prezantuar dhe votuar në Kuvend.
Sipas saj ky është buxhet klientelesk, i varfërisë dhe i destimulimit të çfarëdo rritje punësimi ose rritje ekonomike.
“Si të tillë këtë projekt buxhet, Alternativa asnjëherë nuk e ka mbështetur, aq më pak, kushtëzimet që u bën për kalimin e tij.
Draftligji apo Ligji i sapo kaluar për delegacionin shtetëror për bisedime, nuk ka arritur të ketë asnjë mekanizëm për parandalimin e ndarjes apo lëvizjes së kufinjëve të Kosovës sipas modelit Thaçi – Vuçiç.
Fatkeqësisht, ky projektligj ia krijoi edhe një trup/mekanizëm shtesë Presidentit Thaçi për të finalizuar çfarë ka nisur vitin e kaluar.
Si i tillë, ky mekanizëm NUK është mbështetur me shumicë absolute nga Kryesia e Alternativës dhe qëndrimi zyrtar i partisë është KUNDËR këtij verzioni të miratuar”, ka shkruar Kusari-Lila.