Ilir Meta e konfirmon rikthimin aktiv në politikë: Jam si Cristiano Ronaldo – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ilir Meta e konfirmon rikthimin aktiv në politikë: Jam si Cristiano Ronaldo

00:01 | 20 Janar 2022

Cila do të jetë e ardhmja juaj politike? Ishte kjo pyetja që bë Presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit vendosi që të shprehej shkurtimisht.

“Zotëri, jam si Cristiano Ronaldo, i kam parametrat për 18 vjeç”, u shpreh Meta në emisionin Opinion.

Presidenti tha se do të përkushtohet ndaj Shqipërisë dhe mezi pret që të shkojë tek populli i 2 Marsit.

“Ajo që unë do të bëj, është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj Shqipërisë. Mezi po pres të shkoj tek populli i 2 Marsit. Unë dëgjoj popullin e 2 Marsit në bulevard”, tha Meta.

Sipas Metës populli i 2 Marsit shpëtoi Shqipërinë pushtimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse nuk tërhiqeshin nga aksioni për pushtimin e Gjykatës Kushtetuese, unë do shpërndaja jo vetëm Parlamentin, por edhe Qeverinë”, tha Meta.

Meta tha se mezi pret të dalë nga zyra e presidentit dhe t’i rikthehet jetës politike.

“Do kthehem atje ku është vendi i Metës, është me popullin shqiptar. Nuk do të jem në një politikë aktive, por në politikë super aktive, hiper aktive. Mezi po pres të dal nga kjo zyrë”.

Komento: