Ilir Meta firmos nga Stambolli lirimin nga detyra të Bajram Begajt

14:57 | 04 Qershor 2022

Kreu i shtetit Ilir Meta ka pranuar dorëheqjen nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, të Bajram Begajt, i propozuar nga PS për President.

“LIVE nga Stambolli – Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj”, thuhet në njoftim.

Sot në orën 18:00 Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posacme plenare ku do të votohet propozimi i PS-së, Bajram Begaj për postin e kreut të ri të shtetit.

Begaj, u dorëhoq sot nga gradat që mbante dhe nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Por para votimit në Kuvend, këtë dorëheqje duhet ta pranonte dhe kreu i shtetit Ilir Meta.

Komento: