
Ilir Meta ka kërkuar lirimin nga burgu, pasi SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve ndaj tij me anë të avokatëve.
Seanca ka nisur këtë të premte prej orës 10:00, ndërsa, në GJKKO u paraqit avokati i ish-presidentit, Kujtim Cakrani.
Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura dhe kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Bani, raporton euronews.al