Meta thotë se zgjedhjet në Kosovë, shembull i shkëlqyer i demokracisë në rritje.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përgëzuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës për zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar qytetarët dhe institucionet e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Meta, ka shkruar se, zgjedhjet që u zhvilluan dje në Kosovë janë një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe besimit të demokracia dhe vota e lirë, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i Metës pa ndërhyrje:
Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.
Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!