Ilir Peci e viziton pompën e derivateve ku ndodhi shpërthimi

15:13 | 29 Shtator 2024
ilir-peci-e-viziton-pompen-e-derivateve-ku-ndodhi-shperthimi

Kryetari Zveçanit, Ilir Peci, ka vizituar pompën e derivateve ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim.

Në një postim në Facebok ai ka thënë se Komuna e Zveçanit dënon këtë akt.

“Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një shpërthim pranë pompës së benzinës Lab-Oil. Nga ky incident nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale në objektin e pompës dhe disa vetura.

Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin. Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë  e tyre dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment”, ka shkruar Peci në Facebook.

Komento: