Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për RTK-në, ka treguar arsyet pse nuk ishte për vizitë tek krerët e UÇK-së në Hagë.
“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Kurti.
Lidhur me këtë ka reaguar, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri.
Tahiri e quan Kurtin rrenc, pasi sic thotë ai, procedurat për të aplikuar për vizitë në Hagë janë shumë të lehta.
Postimi i plotë:
Rrenc.
1 minut për të hyrë në faqen e ZPS.
1 minut për të gjetur aplikacionin për vizitë.
1 minut për ta printuar aplikacionin.
5 minuta për ta plotësuar aplikacionin.
2 minuta për të skanuar pasaportën dhe aplikacionin.
2-3 minuta për ta dërguar me email te ZPS.
Këto kanë qenë procedurat për të aplikuar për vizitë në Hagë.