Zeqiri, u dogj në lagjen “Braha” të fshatit Prekaz i Epërm.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dënuar privimin mizor nga jeta të Ilir Zeqirit në Skenderaj.
“Jam i tronditur dhe i trishtuar me lajmin për humbjen e jetës në mënyrë brutale të qytetarit I. Z. në Skënderaj. Ky rast dhe mënyra veçanërisht mizore e rrethanave nga të cilat I. Z është privuar nga jeta, është një goditje e rëndë për shoqërinë tonë dhe për shtetin e së drejtës të cilin po përpiqemi ta fuqizojmë”, ka thënë Tahiri.
Në komunikatën me reagim të tij, Tahiri thotë se i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e rendit dhe ligjit do të jenë në krye të detyrës dhe ta zbardhin këtë rast sa më parë.
“Në këto momente të vështira për familjen e tij, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e rëndë që përjetuan”, thotë tutje ministri Tahiri.
Kujtojmë se i ndjeri Ilir Zeqiri, u dogj në lagjen “Braha” të fshatit Prekaz i Epërm i Skënderajt në veturën e tij.