Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ndajnë momente romantike së bashku, gjatë pushimeve të tyre

21:32 | 28 Qershor 2024

Çifti i famshëm i Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, po bëjnë bujë në rrjetet sociale me dashurinë e tyre të dukshme dhe mometet e bukura që kalojnë së bashku.

Së fundmi, Ilnisa ka publikuar disa fotografi nga pushimet e tyre, ku çifti duket të jetë duke kaluar një kohë të mrekullueshme.

Në këto fotografi, Ilnisa shihet duke kaluar kohë relaksi në krah të të dashurit të saj, Meritonit.

Duke ndarë këto momente intime me ndjekësit e saj në Instagram, ata të dy dukeshin në formë të mrekullueshme dhe plot energji pozitive.

Fotografitë e publikuara nga Ilnisa janë një dëshmi e qartë e lidhjes së fortë dhe dashurisë që ndajnë me njëri-tjetrin.

Fansat e tyre janë të mahnitur dhe vazhdojnë t’i mbështesin në çdo hap të rrugëtimit të tyre romantik.

Komento: