Imazhet satelitore tregojnë autokolonat e ushtrisë ruse pra Kievit, po përgatiten për ofensivë

11:22 | 11 Mars 2022

Autokolona e gjatë e ushtrisë ripozicionohet pranë Kievit, rusët po përgatiten për ofensivë

Imazhet satelitore të marra nga një firmë amerikane e autokolonës së gjatë ushtarake ruse pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, tregojnë se ajo është “shpërndarë dhe ripozicionuar në masë të madhe”, shkruan BBC.

Kolona e gjatë rreth 60 kilometra që përfshinë tanke, sisteme raketore e artileri u pa për herë të fundit pranë aeroportit Antonov, në veri-perëndim të Kievit dhe lëvizja e saj mund të sinjalizojë një shtytje të re drejt Kievit.

Firma që bëri fotot, Maxar Technologies, tha se pjesë të kolonës ishin në pozicione në qytetet përreth.

Pjesët e tjera janë më në veri, me artileri tani në pozicionet e qitjes.

Rivendosja e dukshme erdhi pasi forcat ruse në Ukrainë filluan të sulmojnë objektiva të reja në zona të ndryshme të vendit:

Një fushë ajrore dhe një fabrikë e motorëve të avionëve u shënjestruan në Lutsk, në veri-perëndim

Sipas zyrtarëve rusë të mbrojtjes, shpërthimet goditën gjithashtu fushat ajrore në Ivano-Frankivsk, në jug-perëndim.

Në Dnipro, një bastion i madh në Ukrainën qendrore lindore, një person u raportua i vdekur nga sulmet ajrore.

Komento: