Imazhi më i ëmbël i Tolgahanit nga shtrati

16:12 | 24 Korrik 2019

Aktori i njohur Tolgahani publikoi një imazh të ëmbël nga shtrati.

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dhe bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi po shijojnë çaste të paharruara me vogëlushin e tyre, Efehanin.

Dyshja po publikojnë imazhe të ndryshme në rrjete sociale, në të cilat shihen të lumtur pranë birit të tyre, shkruan rtv21.
Sot për fansat e tij të shumtë, Tolgahani publikoi një imazh të bukur nga shtrati, ku shihet me djalin në gjoks.

Në imazhin e publikuar për 1 milion e 700 mijë ndjekësit e tij, aktori po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Modelja e njohur, Almeda Abazi dhe aktori i njohur, Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të parë në muajin maj.

Komento: