Imer Mushkolaj i kundërpërgjigjet Ahmetit: “Shpend dështaku, jeni vetë turpi”

12:44 | 01 October 2021

“Shpend dështaku, jeni vetë turpi”, Mushkolaj i kundërpërgjigjet Ahmetit.

Analisti Imer Mushkolaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ky i funditka reaguar pasi Mushkolaj e ftoi atë të bëhet analist.

Ahmeti përmes një cicërime në Tëitter tha se Mushkolaj pikën më të lartë të karrierës së tij që është analist në TV, e sheh si pikët më të ulët për Ahmetin, ndërsa Mushkolaj e quajti atë ‘Shpend dështak’.

“Shpend dështaku, sinonim i dembelizmit dhe papërgjegjësisë, paska gjetë kohë me u marrë me mu. Unë i bona nder, tu i propozu me u marrë me analiza politike, masi ka dështu n’politikë, edhe pse jam i bindun që kish dështu edhe aty”, shkroi Mushkolaj në Facebook.

Madje shtoi se njerëzit si Ahmeti nuk kanë turp, raporton Gazeta Express.

“Po të isha n’vend të tij, m’kish ardhë turp me folë. Po njerëzit si ky nuk kanë turp. Janë vetë turpi”.

Komento: