Imer Mushkolaj: Qendrat për punë sociale janë në gjendje të keqe, institucionet ia gjuajnë topin njëri-tjetrit

21:25 | 19 Mars 2026
imer-mushkolaj:-qendrat-per-pune-sociale-jane-ne-gjendje-te-keqe,-institucionet-ia-gjuajne-topin-njeri-tjetrit

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se qendrat për punë sociale janë në gjendje të keqe, thuajse në të gjithë vendin. Në një shkrim në Facebook, ai është shprehur se institucionet komunale dhe ato qendrore kanë mungesë fokusi në këto qendra.

“Qendrat për punë sociale, si institucione shumë të rëndësishme, janë në gjendje të keqe thuajse në krejt Kosovën. Me mungesë fokusi si nga institucionet komunale, ashtu edhe nga ato qendrore, nga këto qendra kërkohet shumë përgjegjësi, ndërkohë që kushtet në të cilat funksionojnë nuk janë aspak të mira, me mungesë stafi të nevojshëm e probleme të tjera. Institucionet ia gjuajnë topin njëri-tjetrit, ndërkaq se sa të rëndësishme janë shërbimet sociale del në pah vetëm kur bëhet mediatik ndonjë rast, si ky i fëmijës pesëvjeçar nga Lipjani” – ka shkruar ai.

Komento: