Imer Zeqiri: Nga janari, 60 policë dhanë dorëheqje, të shqetësohen organet shtetërore

09:17 | 29 Tetor 2023
imer-zeqiri:-nga-janari,-60-police-dhane-doreheqje,-te-shqetesohen-organet-shteterore


Nga janari i këtij viti deri tani, dhanë dorëheqje nga vendit i punës 60 policë.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online kreu i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

Ai thotë se organet shtetërore duhet të shqetësohen për këto dorëheqje.

Zeqiri paralajmëron se vendi do të mbetët pa profesionistë, nëse kushtet nuk përmirësohen.

“Pakënaqësitë përveç që i shprehin verbalisht me sindikatën ata po tregojnë pakënaqësinë edhe me dorëheqjen nga puna që vetëm këtë vit kemi 60 dorëheqje vullnetare për kushtet dhe pagat e ulëta. Nëse kërkesat nuk plotësohen numri i largimeve është në rritje dhe duhet të shqetësohen organet shtetërore”, shpjegoi Zeqiri. 

Komento: