Immobile-Ronaldo, gara më e nxehtë për golashënuesin e sezonit në 60 vitet e fundit në Serie A.
Gara për golashënuesin e sezonit apo e njohur ndryshe si ‘Capocannoniere’ është papritmas më e fortë se kurrë, pasi Cristiano Ronaldo ka 28 gola dhe Ciro Immobile 29, beteja më e interesante që nga vitet e 50-ta.
Sulmuesi i Lazios në dukje kishte siguruar titullin e golashënuesit më të mirë të Serie A pasi kishte shënuar shumë gola në filli, por sikurse skuadra e tij, edhe ai gjithashtu ka ngecur në ndeshjet e fundit.
Ai pati 25 gola në 22 ndeshjet e tij të para këtë sezon, por u pezullua kundër Milanit dhe nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e fundit.
Kjo do të thotë se Immobile ka vetëm dy gola në gjashtë paraqitjet e tij të fundit dhe tani rrezikohet shumë nga Ronaldo.
Nga ana tjetër, Ronaldo po gjen formën e tij në fundin e sezonit dhe tani ka 28 gola në 28 paraqitje në Serie A.
Sulmuesi i Juventusit nuk arriti të gjente rrjetën vetëm një herë në 18 ndeshjet e tij të fundit, një fitore 2-0 ndaj Interit ku siguroi asistimin, duke shënuar 23 gola në atë kohë.
Vlen të përmendet se të dy këta sulmues kanë konvertuar 11 penallti në Serie A këtë sezon, kështu që golat e tyre nga loja e hapur dhe goditjet e lira janë krejtësisht të barabarta.
Nuk kanë pasur dy sulmues të ndryshëm me të paktën 28 gola në 32 ndeshjet e para të Serie A që nga vitet 50-ta dhe kjo bën një garë të nxehtë.
Istvan Nyers i Interit dhe Gunnar Nordahl i Milanit në sezonin 1950-51, pastaj nga ylli i Interit Antonio Valentin Angelillo dhe Jose Altafini i Milanit në 1958-59 ishin dy rastet kur pati garë shumë të ashpër për titullin ‘Capocannoniere’.