Immobile mposht Lewandowskin, rrëmben “Këpucën e Artë”

22:36 | 29 July 2020

Ciro Immobile ka përmbysur Robert Lewandowskin, në garën për Këpucën e Artë.

Sulmuesi italian ka arritur të shënojë një gol në fitoren 2:0 të Lazios kundër Brescias, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 37-të të Serie A.

Immobile shënoi në minutën e 82’ të ndeshjes, shkruan lajmi.

Goli ndaj Brescias, ishte i 35-ti për Immobilen këtë sezon në Serie A.

30 vjeçari tani kryeson garën për Këpucën e Artë me 35 gola, duke lënë pas Robert Lewandowskin e Bayern Munich, që ka shënuar 34 gola.

Komento: