Imri Ahmeti, 7-shi i LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit

12:12 | 12 December 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar numrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Pjesë e kësaj liste do të jetë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ai është renditur në dhjetëshen e parë të listës së LDK-së për deputet.

Ahmeti do të kandidojë me numrin 7 në zgjedhjet e 9 shkurti, raporton ORAinfo.

Kujtojmë që Ahmeti është një nga kryetarët me të suksesshëm të Komunave në nivel Kosovë, duke e shndërruar Lipjanin në një qendër zhvillimi dhe tërheqës për investitorët.

Me punën e tij, ai ka bërë që të gëzojë mbështetje të madhe nga qytetarët e kësaj komune. /ORAinfo/

Komento: